“Naimi e ka mbajt për dore Liridonën kur u vra”, detaje tjera të padëgjuara më parë nga fëmijët e tyre

Sipas tij, sjellja e Murselit gjatë ceremonisë mortore ishte e ftohtë dhe pa ndjeshmëri.

“Gjatë varrimit ajo që binte në sy më së shumti ishte qetësia e Naimit së bashku me Kushtrimin. Jo nga mërzia që prisnim ne të qanin, por rrinin shumë të ftohtë, po ashtu edhe në raport me mediat që ishin prezent”, tha ai.

Ai tregoi edhe për reagimin e menjëhershëm të familjes pas arrestimit të të dyshuarve.

“Nuk kaluan 30 minuta dhe pamë në gazetë se ishte arrestuar Granit Plava. Pas pak minutash morëm vesh edhe për arrestimin e Naim Murselit, pastaj edhe të Kokallës. Për ne ishte tronditës fakti që dyshimet tona u vërtetuan. Por mendja nuk na lejonte të besonim se ky krim ka ardhur nga Naim Murseli”, tha ai.

Ademaj tha se pas kësaj, familja kishte kërkuar zhvarrosjen e trupit të Liridonës.

“Të njëjtën natë kemi shkuar në polici dhe u thamë se Liridonën do ta zhvarrosim sonte. Policia na tha se është mirë të merret vendimi nga Gjykata. Të nesërmen, dalja ime në media i dha një zë shumë të fuqishëm rastit dhe e bëri më të lehtë zhvarrosjen e motrës sonë. E kemi zhvarrosur në praninë e policisë dhe mjekëve dhe e kemi rivarrosur në fshatin Rracaj, ku edhe hapëm të pamen për të pritur njerëz nga i gjithë populli shqiptar”, tha ai.