“Naimi më telefonoi…” Tozaj zbulon bisedën me Naim Murselin para v’rasjes së Liridona Ademajt

Gazetari Elton Tozaj ka folur rreth një bisede telefonike të bërë me Naim Murselin një javë para se të ndodhte vrasja e Liridonës.

Sipas tij në këtë telefonat Nimi e ka ftuar që të takohen së bashku me disa persona të tjerë bashkë me Liridonën. Tozaj shprehet se Murseli mund të ketë dashur ta përdorë si alibi këtë telefonatë.

“Ajo që më ka bërë përshtypje e më vonë kam menduar, po ky mos ndoshta ka dashur të bëjë një lloj alibie? Ai ka kontaktuar thuajse me të gjithë personat që njeh në Tiranë.

Më ka kontaktuar mua, kolegen time, e të gjithëve na thoshte pas një jave do jem në Tiranë dhe kam shumë dëshirë të takohemi e të hamë një darkë, do jem bashkë me Liridonën. Ne të gjithë e kemi pritur që ta takonim. Nuk na shkonte kurrë në mendje që kishte këto probleme, apo kjo jetë e dyfishtë. Ai bënte një jetë të shfrenuar, realisht të shfrenuar me gjëra luksi që nuk i imagjinoje dot për 15 vite”, thotë Tozaj për Euronews.