Një lajm i rëndë ka goditur sot opinionin publik dhe komunitetin fetar në vend, pasi hoxha Faton Musliu ka ndërruar jetë në moshë të re.
Njoftimin e ka ndarë Medreseja e Luginës së Preshevës që ka shkruar:
Njoftim mortorë
إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّـا إِلَيْهِ رَاجِعونَ
“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi.” (El-Bekare, 156)
Me dhimbje të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga kjo jetë të ish-nxënësit të Medresesë së Luginës së Preshevës, Faton Musliu, nga fshati Bukuroc.
Fatoni ishte një djalë i urtë, i sjellshëm dhe i edukuar, që spikati për qetësinë, respektin dhe përkushtimin e tij në mësim dhe në sjellje. Ai do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona si një shembull i nxënësit të mirë e të devotshëm.
Në emër të Drejtorisë, stafit arsimor dhe nxënësve të Medresesë së Luginës së Preshevës, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së të ndjerit, miqve, shokëve dhe të gjithë të afërmve.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, ditë e diel më 3 gusht 2025, pas namazit të drekës në varrezat e fshatit Bukuroc.
Lusim Allahun e Madhëruar që Fatonin ta mëshirojë me mëshirën e Tij të pafund, ta falë dhe ta bëjë banor të xhenetit Firdeus!
Allahu i lartëruar e ngushëlloftë zemrën e familjes së tij dhe i dhëntë shpërblim për durimin.