Ndodh për herë të parë në Përputhen! Motër e vëlla në kërkim të dashurisë, ja çka ndodhi mes dy konkurrentëve në emision…

Rebeka nuk kishte dijeni që Ardi kishte aplikuar, ndërsa ai e mori vesh se ishte pranuar, duke shkaktuar befasi në studio.

Emisioni “Përputhen” ka nisur sezonin e ri me shumë surpriza, dhe njëra prej tyre është ajo që dy konkurrentë janë motër e vëlla. Rebeka dhe Ardi, të cilët po sjellin një dinamikë të re në program, kanë surprizuar të gjithë pas miratimit të aplikimeve të tyre.

Rebeka nuk kishte dijeni që Ardi kishte aplikuar, ndërsa ai e mori vesh se ishte pranuar, duke shkaktuar befasi në studio. Kjo është hera e parë në historinë e emisionit që dy anëtarë të familjes konkurrojnë së bashku, duke sjellë një tjetër dimension në programin e njohjes.

Tashmë, fansat janë të etur për të parë se si do të zhvillohet dinamika e këtij çifti në sfidat dhe marrëdhëniet që do të krijohen brenda emisionit.