NDODHI EDHE KJO/ Reagon bashkëshorti pasi hajduti hyri në shtëpi dhe gjeti gruan e tij Iakuriq

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Marbella të Spanjës, ku një hajdut ka hyrë gjatë natës në shtëpinë e një çifti dhe është ndalur për minuta të tëra duke parë nga afër gruan e shtrirë lakuriq në gjumë.

Në vend që të grabiste sende me vlerë, ai ka qëndruar në dhomë duke e ndriçuar me elektrik trupin e saj dhe më pas është larguar duke marrë vetëm një shumë të vogël parash.

Pasi panë pamjet nga kamerat e sigurisë, çifti u trondit. Reagimi i partnerit të saj, Alex Varona, një sportist profesionist me rrip të zi në xhiu-xhitsu, ishte i menjëhershëm. Ai tha se ndjehet i zemëruar dhe i zhgënjyer që nuk ishte zgjuar në atë moment për ta përballur hajdutin.

“Nëse do të isha zgjuar atëherë, videoja që qarkullon tani do të ishte krejt ndryshe. Do ta kisha ndaluar dhe mbajtur aty derisa të vinte policia. Nuk do t’i kisha bërë asgjë, por nuk do ta lija të largohej,” tha ai për MailOnline.

Varona shtoi se megjithëse nuk i janë marrë sende të çmuara, për të personalisht kjo është një goditje e madhe në krenari.
“Stërvitem çdo ditë për vite me radhë. Nuk ka asnjë justifikim që nuk kam qenë aty për ta ndalur,” u shpreh ai.

Autoritetet spanjolle po hetojnë rastin ndërsa publikimi i pamjeve është bërë për të ndihmuar në identifikimin e autorit.