“NDYRSlRË! Qenin e ke brenda, mos…”, degradon SHERRl, Erjola e gjuan me lëng frutash Meritonin

Erjola Doçi dhe Meriton Mjekiqi janë përfshirë në një sherr pasi moderatori prishi një sfidë të Big Brother Vip, ku duhet të qëndronte pa u futur në ujë. Por Meriton Mjekiqi ka vendosur të mos zbatojë sfidën duke larë në pishinë, veprim që k nxitur revoltimin e moderatores.

Pasi prezantuesi doli nga pishina, ajo e ka lagur me lëng frutash duke i thënë “lahu tani”, ndërsa ka shpërthyer në ofendime “ndyrësirë”.

Pjesë nga debati mes tyre:

Erjola Doçi: Ti tallesh me buxhetin tonë, lahu tani, ndyrësirë ( I hedh lëng frutash)

Meriton Mjekiqi: Ka luajtur

Erjola Doçi: Po rrimë pa kafe e pa ujë. I ndyrë, lahu tani. Tallesh me bukën tonë dhe ju rrini si pula

Meriton Mjekiqi: Ik tani ( E imiton)

Erjola Doçi: Mos më imito mua

Meriton Mjekiqi: Merr frymë

Erjola Doçi: E ke qenin brenda, të ka fjetur gjumë mos më bëj mua puci. Qenin e ke aty (Për Ilnisën). Si na le pa buxhet

Meriton Mjekiqi: Për qejf

Erjola Doçi: O dalsh sonte mos të pafsha me sy. O lojtar i dobët, lepuri në bark. Sa të është rritur lepuri nga nominimi.