Pas disa javësh me spekulime dhe thashetheme në rrjet, këngëtari i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Jozi ka vendosur t’i japë fund misterit duke konfirmuar lidhjen e tij me Xhoana Toshin.
Lajmi është bërë i ditur pas postimit të fundit të Xhoanës në “Instagram Story”, ku ajo ndau për herë të parë një foto përkrah këngëtarit, më pas një foto të tij duke performuar në skenë.
Burime pranë çiftit bëjnë me dije se njohja mes tyre ka nisur menjëherë pas daljes së Jozit nga BBVA. Xhoana është parë në disa nga koncertet e tij, duke e mbështetur nga afër, dhe ata janë fotografuar bashkë në ambiente të ndryshme publike.
Interesante është se Jozi, më herët gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother, kishte deklaruar se nuk dëshironte një lidhje me një vajzë që është pjesë e showbizit. Por duket se zemra e tij ka ndryshuar “mendje”.