Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe, në një rrëfim ndryshe, ndau me publikun detaje nga jeta e saj personale,
lidhur me dy vajzat dhe bashkëshortin. Në intervistën për moderatoren Orinda Huta, këngëtarja foli për dy shtatzënitë dhe vështirësitë që kaloi gjatë shtatzënisë së dytë.
Aurela tha se ndenji në regjim shtrati për pothuajse shtatë muaj, pasi kishte rrezik dështimi dhe se pranë saj në atë periudhë të vështirë pati ndihmën e të shoqit, vjehrrës dhe nënës së saj.
Teksa nuk fshehu frikën që kishte gjatë gjithë shtatzënisë, Aurela Gaçe tha se gjatë muajve të regjimit absolut nëna e saj ka ndenjur me atë gjatë gjithë kohës dhe si iu desh që të flinte në tokë për tre muaj, pasi Aurela jetonte në një shtëpi të vogël asokohe.
Aurela Gaçe: Shtatzënia e parë ka qenë e lehtë, e qetë,. Kam punuar deri ditët e fundit, kam qenë shumë aktive….Shtatzënitë kanë qenë të ndryshme nga njëra tjetra. Me vajzën e dytë kam pasur rrezik dështimi. Filluan dhimbjet që pesë javëshe. Me Abin kam qenë pothuajse 6 muaj e gjysmë, 7 muaj në regjim shtrati absolut. Ki parasysh me shumë ilaçe dhe jo nuk ka të bëjë me moshën, ka vajza 20 vjeçare që humbasin fëmijë, se ndonjëherë edhe të lëndojnë. Dukem shumë tip i fortë por jam njeri, sa më e fortë të dukesh aq më e brishtë je. Sigurisht që më lëndonin, se ndoshta nga mosha, Jo!. Ke vajza 20 vjeçare që humbasin fëmijë, ose që nuk munden të mbeten shtatzënë.
Është gabim kjo…nuk është kollaj, një jetë merr jetë nga një jetë, nuk e kupton deri kur e provon. Shtatzëninë e Abit e kam kaluar në mënyrë shumë të lodhshme të frikshme, isha gjithmonë në frikë. Mjeku më kishte thënë se mund të ndodh edhe nëse ti je ne regjim shtrati. Kisha mamin non stop gjatë gjithë kohës, kisha vjehrrën. Ne jetonim në një shtëpi të vogël dhe mami për tre muaj është shtrirë në tokë , ka fjetur në tokë deri sa është bërë shtëpia pak më e madhe që është zgjeruar, sepse nuk kishte vend. Numëroja ditët…