Ish-banorja e Big Brother Vip Albania 4, Egli Tako, po feston sot ditëlindjen e saj mes surprizave të shumta nga fansat.
Ajo është mbuluar me buqeta pafund lulesh, ndërsa çdo detaj i vogël i ditës ka treguar dashurinë që ndjekësit i kanë shprehur.
Mes dhuratave të shumta, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë një mikrofon i personalizuar, i punuar me kristale shkëlqyese dhe me emrin e saj të shkruar mbi të. Një simbol i veçantë që lidhet me rrugëtimin e saj në ekran dhe që Egli e ka ndarë me emocion në rrjete sociale.
“Jam vajza më me fat në botë për ju, familja ime virtuale. Faleminderit për të gjitha copëzat e lumturisë që sot e kanë bërë zemrën time më të lumturën në botë. Ju dua pafund,” – ka shkruar ajo në Instastory, duke ndarë gëzimin e ditës së saj speciale me ndjekësit.