NGA MUZIKA TE BESIMI/ “Dola me fal sabahun”, Gjesti flet për Ramazanin, ka një mesazh për të gjithë

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Gjesti, ka bërë të ditur se do të agjërojë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai gjithashtu inkurajoi edhe të tjerët të ndjekin shembullin e tij.

Gjesti tha e po përmbush edhe obligimin tjetër fetar, faljen e namazit.

“Dola këtu me prit sabahun, me falë edhe me flejtë. Edhe me kismet me ndihmën e Zotit, kismet me e kry këtë muaj të shenjtë qysh duhet, ishalla na lehtëson Zoti, ishalla ‘krejtve’ na i falë gjynahet. Duhet me bo [agjëru] duhet me bo për Zotin këtë muaj, tana këto të mira edhe ‘po pritoj’ jo! Ma mirë vonë se kurrë”, ka thënë ai.