Xhensila Myrtezaj është përballur me një incident gjatë një koncerti,
kur një fans e ka kapur pas kokës dhe ka tentuar ta puthë pa dëshirën e saj.
Këngëtarja ia largoi menjëherë dorën, u tërhoq disa hapa dhe ndërpreu për pak çaste këngën. “Ngadal, ngadal o vëlla!”, iu drejtua ajo të riut, përpara se të vazhdonte performancën.