Ngjarje e rëndë në familje: Burri i jep fund jetës, gruaja e gjen të v*rur në banesë

Një i moshuar i ka dhënë fund jetës në rrethana ende të panjohura dhe që po hetohen nga policia vendore e Korçës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme (vetëm pak minuta më parë),

kur 72-vjeçari mësohet se është vetëvarur në banesën e tij në kat të 8-të të një pallati, përballë zonës së terminalit të autobusëve në qytet.

Sipas të dhënave paraprake, i moshuari është gjetur i pajetë nga bashkëshortja, e cila ka njoftuar menjëherë policinë.

Kjo e fundit ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar drejt shkaqeve që çuan 72-vjeçarin t’i japë fund jetës.