‘Ngrihu mo ik, mirupafshim…’ E papritura ndodhi mes Arbana Osmanit dhe Arian Çanit? Gazetari kërkon të Iargohet pasi Arbana e…

Në “Mirëmbrëma yje” këtë episod kanë qenë të ftuar Olta Gixhari

dhe Arian Çani, ku sigurisht e kanë uruar moderatoren për këtë projekt, ndërsa Çani shton se ky emision i Arbanës pritet të jetë shumë i shikuar.

“Emisioni jot pritet të jetë shumë i shikuar, kështu kam dëgjuar. Është hapur llafi me një shpejtësi të paparë, edhe për stafin që ke zgjedhur“, u shpreh Çani,

ndërsa menjëherë Arbana nuk nguroi të tregojë se në këtë emision është e lirë të bëjë çfarë dëshiron ajo dhe të ftuarit po ashtu, duke treguar kështu se çdo gjë në emisionin e saj është ‘pa filtra’, ndryshe nga televizioni.

Arbana: Një nga gjërat që më pëlqen më tepër në këtë eksperiencë është që jam e lirë të bëj çdo gjë dhe të ftuarit janë të lirë të bëjnë ç’të duan.

Ariani: Çfarë të duan jo, mos e ekzagjero tani…

Arbana: Çfarë të duash ti, ça do të bësh? Do të zhvishesh? Zhvishu…

Ariani: Për t’u zhveshur jo se nuk është tipi im, po të ngrihem të iki?

Arbana: Ik mo, mirupafshim…