Një burrë çau murin e bodrumit të tij dhe zbuloi tunelet, misteri i qytetit antik që shokoi të gjithë

280 metra nën sipërfaqen e Tokës, Cappadocia në Turqi është një rrjet tunelesh dhe banesash të ngjashme me shpellat që dikur strehonin rreth 20,000 njerëz.

Derinkuyu u zbulua në vitin 1963 nga një burrë i cili vuri re se pulat e tij po zhdukeshin sapo futeshin në bodrumin e shtëpisë. Pasi çau murin atje ai ndoqi një tunel që bëri të mundur zbulimin e qytetit nëntokësor.

Ky qytet antik është pjesë e Trashëgëmisë Botërore të UNESCO-s që prej vitit 1985 dhe është i hapur për vizitorët, megjithëse këta të fundit mund ta eksplorojnë në hapësira të kufizuara.

Cappadocia ka një sërë banesash nëntokësore dhe terreni i saj është kryesisht me shkëmbinj.

Sipas Departamentit të Kulturës të Turqisë, qyteti nëntokësor u ndërtua nga Frigjianët në shekujt 8-7 para Krishtit dhe është përdorur asokohe si një vend ku njerëzit fshiheshin prej pushtuesve apo konflikteve.

Banorët e saj ishin në gjendje të mbijetonin nën tokë për muaj të tërë. Në kulmin e saj, ajo ishte shtëpia e 20,000 njerëzve.

Megjithatë, në vitet 1920, qyteti u braktis nga grekët kapadokianë kur ata u larguan në Greqi gjatë Luftës Greko-Turke. Pasi qyteti u rizbulua në vitet 1960, ekskavatorët gjetën dhoma që shërbenin për qëllime të ndryshme, duke përfshirë ruajtjen e ushqimit, prodhimin e verës, shtypjen e vajit etj.

Ata zbuluan gjithashtu një kishë të vogël dhe një shkollë fetare.

Kur qyteti ishte i banuar, bagëtitë mbaheshin në kate më afër sipërfaqes, në mënyrë që erërat dhe gazrat e tyre të mos preknin banesat më të ulëta. Një pus siguronte ujë të pastër dhe boshtet e ventilimit lejonin që ajri i pastër të qarkullonte midis dhomave dhe kateve. Kishte gjithashtu dyer të mëdha guri në çdo kat.

Sot, Derinkuyu, i cili tani është qyteti më i madh nëntokësor në Turqi është i hapur për vizitorët.