Një përballje në BBV me Luizin dhe Eglën?! Ilir Shaqiri ngre DYSHIME të mëdha dhe ZBULON…

Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri, i ftuar në emisionin “Wake Up” u diskutua për “BBV”.

Në rrjetet e tij sociale, ai poston herë pas here foto e video me disa nga ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

I pyetur se ‘çfarë po gatuajnë’, Iliri tha ‘asgjë, thjesht bëjnë muhabete dhe kujtojnë eksperiencën e bukur në BBV’.

Ndërkohë i pyetur nëse do të pranonte si sfidë të hynte në “Big Brother All Stars”, Shaqiri u përgjigj ‘pse jo’.

Por jo vetëm kaq, pasi ai u shpreh se ka parë ish-banorë të edicioneve të ndryshme ‘që nuk janë njësoj si brenda si jashtë mureve të shtëpisë’.

Pjesë nga intervista:

Je takuar me Monikë, Arjolën, Palomën dhe të tjerë, këto kohët e fundit?

Ne kemi një grup shoqëror që themi është konsoliduar

Çfarë po gatuani akoma?

Jo nuk gatuajmë asgjë, thjesht muhabete, rikujtojmë emocionet që i kemi akoma të gjalla. Është gjëja më e bukur e këtij rrugëtimi që një artist ka ose dikush që hyn në një shtëpi të tillë, është pikërisht ajo që të ngelë damkë në memorie dhe në shpirt. Sepse janë emocione shumë të forta dhe unë jo më kot e bëra tatuazh.

Zoti Ilir Shaqiri do e bënit dhe njëherë eksperiencën e “Big Brother VIP”?

Pse jo, do ta bëja patjetër

Është folur për një “Big Brother All Stars” që mund të jenë fituesit e edicioneve të kaluara. Pra mund të ishe ti përballë Luiz Ejllit, Egla Cenos dhe banorëve të tjerë. Do t’a pranoje si sfidë?

Do të isha shumë kureshtar për këtë lloj bashkëjetese me njerëz të këtij kalibri dhe të shijoja atë që ata thonë, bëjnë në një kontekst të tillë. Njerëzit janë shumë ndryshe jashtë mureve të shtëpisë dhe shikoj që janë komplet të tjerë persona brenda. Sinqerisht unë mendoj që kur ti shkon në ‘Big Brother’, ti duhet të tregosh atë që ti je, 100 për qind. Pa asnjë lloj aktrimi apo makinacioni. Unë shikoj shumë falsitet aty brenda, krijesa që nuk janë njësoj si brenda si jashtë mureve të shtëpisë. Këtë gjë publiku duhet t’a kuptojë. Nëse ti voton një krijesë false, ti në primis je fals.

E ke për dikë në veçanti?

Jo, në përgjithësi.