Një personazh me famë ndërkombëtare — njihuni me banorin e mundshëm të Big Brotherit për këtë sezon

Sezoni i katërt i “Big Brother VIP Kosova” po merr formë dhe vëmendja ndaj prapaskenave është gjithnjë e më e madhe.

Programi, i cili konsiderohet ndër më të ndjekurit në hapësirën shqiptare, ka nisur përgatitjet për edicionin e radhës.

Një takim i zhvilluar sot në një lokal të Prishtinës ka tërhequr vëmendjen dhe ka nxitur dyshime për një emër të ri që mund t’i bashkohet formatit.

Në këtë takim janë parë së bashku moderatori dhe autori i spektaklit Alaudin Hamiti, producentja Olsa Muhameti dhe stilisti me famë ndërkombëtare Valdrin Sahiti.

Prania e Sahitit në një kontekst të tillë ka hapur diskutime për rolin e mundshëm të tij në këtë sezon.

A është ai një banor i ardhshëm? Një opinionist? Apo një pjesë e një elementi të ri që pritet të prezantohet për herë të parë në këtë format?

Zyrtarisht nuk është konfirmuar asgjë, por lëvizjet e fundit tregojnë se përgatitjet kanë hyrë në një fazë intensive dhe surprizat nuk do të mungojnë. Spekulimet pritet të shtohen ndërsa produksioni vazhdon të mbajë të fshehta detajet për edicionin e ri.

Për më shumë, mbetet të pritet.