“Njëri nga ju, do bëhet banor i shtëpisë më të famshme në Shqipëri”, Big Brother VIP njofton për Iojën GJIGANTE të radhës

Një ‘Giveaway’ do të realizohet të shtunën gjatë spektaklit ku dhurata për fituesin do të jetë ndryshe së ndodh zakonisht.

Një banor i ri do të i bashkohet këtij formati dhe mund të jetë çdo person i cili do të marrë pjesë në këtë ‘Giveaway’, shkruan lajmi.net.

Kjo gjë është bërë e ditur nga faqja zyrtare e’‘Big Brother VIP Albania’ në rrjetet sociale.

“Te shtunën shpallim zyrtarisht BIG GIVEAWAY, po zbulojmë vetëm dhuratën e parë: Njëri nga ju, do bëhet banor i shtëpisë më të famshme në Shqipëri”, njofton ky format në ‘Instagram’.

BBVA, siç duket po ndjek rrugën e formatit të njëjtë në Itali ‘Grande Fratello’, ku pjesë e këtij formati, banorët ishin edhe persona jo të njohur për publikun.