NUK DO TA BESONI/ Ferma VIP iu deshën vetëm 24 orë për ta kapur këtë shifër ndjekësish

“Ferma VIP” duket se po pëlqehet shumë nga publiku shqiptar.

Kjo është reflektuar edhe në rrjetet sociale, ku faqja zyrtare e këtij programi ka arritur të fitojë një shifër të konsiderueshme ndjekësish.

Pak minuta para nisjes së puntatës së parë mbrëmjen e të premtes, “Ferma VIP” numëronte vetëm 54 mijë ndjekës në Instagram.

Mirëpo në 24 orët e para të nisjes, “Ferma VIP” shkoi në 104 mijë ndjekës, duke fituar mbi 50 mijë ndjekës.

Madje edhe video-t kapin shifra të ‘frikshme’ për një kohë shumë të shkurtër, duke variuar nga 100 mijë deri në 700 mijë shikime.

Një fillim mjaft i mirë ky për “Ferma VIP”, program i cili vjen për herë të parë në Shqipëri.