“Nuk do t’i kursej votat”/ Ish-deputeti Myslim Murrizi tregon se kush do që ta fitojë BB VIP 3

Ish-deputeti Myslim Murrizi ishte i ftuar sot në emisionin “Top Talk”, ku përveç politikës ka komentuar edhe spektaklin e “Big Brother Vip”, që nesër kurorëzon finalen e sezonit të tretë.

Murrizi shprehu mbështetjen e tij për Julin, tek tha se do donte shumë që ai ta fitonte, si një demokrat, dhe djali i aktorit Zef Deda. Ai tha se nuk ka votuar më parë, por edhe mund të votojë që Juli të fitojë.

“Me qejf kam ta fitojë Jul Deda. Meqë është ish-anëtar i Këshillit Kombëtar, demokrat, djali i aktorit të madh, Zef Dedës. Nuk e di, unë nuk marr pjesë tek këto që votojnë, nuk dal e protestoj… Por nëse do të duhen ato votat e mija që të fitojë Juli, nuk do t’i kursej.”– tha Murrizi.