“Nuk është gjithmonë e Iehtë” – Sara Hoxha flet për prindërimin e vajzës me Ledrin

Sara Hoxha ka ndarë së fundmi një mesazh të sinqertë dhe të përzemërt për mënyrën se si menaxhon marrëdhënien e bashkë-prindërimit me reperin Ledri Vula, me të cilin ndan vajzën e tyre, Poem Blu.

Edhe pse Sara jeton në Tiranë, ndërsa Ledri në Prishtinë, duket se të dy arrijnë të ruajnë një raport të shëndetshëm dhe respektues, duke vendosur gjithmonë interesin e fëmijës së tyre në qendër.

Gjatë një sesioni pyetjesh në Instagram, një ndjekës e pyeti Sarën se si ia del të menaxhojë jetën si nënë në kushte të bashkë-prindërimit në distancë. Ajo iu përgjigj me qetësi dhe sinqeritet:

“Nuk është gjithmonë e lehtë, por me kohë mëson si ta bësh të funksionojë. Komunikimi dhe respekti janë gjithçka. Në fund të ditës, ajo që ka më shumë rëndësi është t’i bësh fëmijët të ndihen të dashur dhe të sigurt, pavarësisht distancës.”

Ky reagim i Sarës u prit me shumë komente pozitive nga ndjekësit, të cilët e vlerësuan për qetësinë, pjekurinë dhe respektin që tregon ndaj Ledrit, edhe pas ndarjes së tyre si çift.

Shumë prej ndjekësve e përshkruan mesazhin e saj si një shembull të mirë për prindërit e rinj, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe dashurisë prindërore përtej çdo marrëdhënieje personale.