Nuk ishte rastësi! Limi “i rrihte” fotot e Dolces prej 6 muajsh para BBV

Brenda shtëpisë, gjërat mes tyre lëvizën rrufeshëm. Pamë afrimitet, një kimi të menjëhershme dhe, pa humbur kohë, erdhi puthja.

Vetë Dolce e pranoi hapur: Limi kishte qenë një “fiksim” i saj prej kohësh, madje dikur ishte përpjekur t’i gjente edhe numrin. Për publikun, kjo u duk si një shkëndijë që u ndez aty për aty, sapooo u takuan fizikisht.

Por, rrjetet sociale tregojnë një histori interesante paralele. Nëse kërkojmë në Instagram, shohim se Lim Hoti ka qenë “prezent” në profilin e Dolces shumë më herët. Që prej datës 14 Maj — fiks ditën kur Limi doli nga “Ferma VIP” — emri i tij figuron kohë pas kohe tek pëlqimet e fotove të saj.

Shikoni pak datat: Postimi i 14 Qershorit? Like nga Limi. 19 Gushti, në kulmin e verës? Përsëri Like. Vazhdojmë me vjeshtën: 25 Shtator, 29 Shtator, 1 Tetor, deri më 1 Nëntor… Të gjitha këto foto mbajnë “vulën” e pëlqimit të tij.

Kjo kronologji ka ngritur pikëpyetje tek ndjekësit. A tregon kjo se mes tyre ka pasur një njohje të mëhershme, apo thjesht ka qenë një pëlqim i heshtur virtual që priste momentin e duhur për t’u konkretizuar? Fakti që

Limi ka qenë aktiv me pëlqime për 6 muaj rresht, tregon se tërheqja ndoshta nuk ka nisur në shtëpi, por thjesht aty gjeti terrenin për të shpërthyer.

Mbetet për t’u parë nëse deklarata e tij do të zbulojë diçka të re, apo është thjesht një reagim emocional ndaj zhvillimeve të fundit.

Çfarë mendoni ju? A njiheshin Limi dhe Dolce nga jashtë?

@prive.libertaspahiu

Shenjat në rrjet që ngrisin pikëpyetjet, a po fshehin diçka Dolce dhe Limi #bigbrothervipkosova

♬ original sound – Prive by Liberta Spahiu