NUK KA MË SHAKA / Luizi thyen heshtjen: “Nuk hyj sa për të dalë”, zbulohet strategjia që do të sfidojë banorët

Pak orë para hyrjes së shumëpritur në “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli ka ndezur atmosferën jo vetëm me këngët e tij, por edhe me deklaratat e forta gjatë një koncerti mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Fituesi ikonik i edicionit të dytë nuk i ka kursyer batutat therëse për banorët aktualë, duke e cilësuar shtëpinë si pronë të tijën dhe konkurrentët si “qiramarrës”.

“Nesër në darkë do shkoj me marrë lekët e qirasë, atyre që janë brenda,” u shpreh Luizi para turmës entuziaste, duke paralajmëruar se rikthimi i tij do të vendosë rregulla të reja loje.

Për të gjithë ata që dyshonin nëse vizita e tij do të ishte thjesht një përshëndetje e shkurtër, Luizi dha konfirmimin e shumëpritur: ai do të qëndrojë.

“Do hyj, kështu që taksirat e keni me e pa. Se çfarë do bëj s’po jua them, se s’po jua prish surprizën. Do rri, nuk do hyj me nejt kështu pak e të iki. Do kthehem tek shtëpia e Bigut edhe një herë,” deklaroi ai.