“Nuk ka shancë t’i kap askush, se lë më radari”, Çfarë janë raketat fantazmë që ShBA goditi Iranin, u përdorën edhe në Kosovë

SHBA kanë ndërmarrë një sulm të befasishëm ndaj objektivave bërthamore në territorin iranian gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm,

Sipas burimeve të konfirmuara nga Pentagoni dhe raportimeve ndërkombëtare, në operacion janë përdorur bombarduesit strategjikë B‑2 Spirit dhe raketa cruise Tomahaëk, të cilat përshkruhen si “të padukshme për radarët”.

Sulmi ishte i fokusuar ndaj dy objekteve bërthamore kyçe: Natanz dhe Isfahan, ku SHBA dyshon se po zhvillohej aktivitet i fshehtë për pasurimin e uraniumit dhe ndërtimin e instalimeve nën tokë.

Sipas një deklarate zyrtare, bombarduesit B‑2 hodhën bomba të fuqishme “bunker-buster” të tipit GBU‑57 (Massive Ordnance Penetrator), të dizajnuara për të shkatërruar objektet e ndërtuara thellë nën tokë.

Çfarë janë B‑2 Spirit dhe pse nuk kapen nga radarët?

B‑2 është një nga mjetet më të avancuara ushtarake në arsenalin amerikan. Me një dizajn të veçantë “flying wing” dhe teknologji stealth, bombarduesi B‑2 është jashtëzakonisht i vështirë për t’u zbuluar nga radarët konvencionalë.

Çdo njësi e këtij bombarduesi kushton rreth 2.1 miliardë dollarë dhe është e aftë të fluturojë mbi 11,000 km pa u furnizuar me karburant.

Përveç avionëve stealth, operacioni përfshiu edhe 30 raketa cruise Tomahaëk, të cilat fluturojnë afër sipërfaqes së tokës për të shmangur radarët. Të udhëhequra nga sisteme të avancuara navigimi, këto raketa janë shumë të sakta dhe përdoren shpesh në sulme kirurgjikale ndaj objektivave strategjikë.

SHBA-ja ka përdorur avionë luftarakë B-2 në sulmet ajrore kundër objekteve bërthamore në Iran. Për herë të parë këta avionë janë përdorur në luftën e Kosovës, për bombardimin e forcave serbe. Ata konsiderohen ndër më modernët në botë.