“Nuk mund ta harroj atë skenë kur e pash ishte e mbuluar me gjak…”/ Silvi rrëfen historinë e TRlSHTË personale: Ngelëm mes 4 rrugëve

Në një shfaqje të realizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtarë të Gruas banorët e “Big Brother” kanë performuar numra të ndryshëm.

Silvi Forte banori i “Big Brother” ka rrëfyer sot historinë e tij duke treguar se mamaja e tij ka qenë e dhunuar nga babai i tij dhe ata të detyruar janë larguar duke mbetur mes 4 rrugëve.

Pas çdo situate që ata kanë kaluar jeta ka vazhduar dhe sot nëna e Silvit është shumë mirë dhe e suksesshme.

“Ishin në banoj dhe po dëgjoja të bërtiturat e saj ne kishim një enë balte dhe na kishin thënë që nëse e preknim do t’ju rrahim ishte shumë e rëndësishme,

por e vetmja mënyrë që të ndaloja atë ishte ta merrja atë enë balten dhe ta thyeja por nuk mjaftoi deri sa fillova ti gjuaj derës së banjës.

Kur u hap dera nuk e harroj kurrë mamanë me flokët përpara dhe pyesja veten pse nuk e zbulon fytyrën. Pse nuk po zbulohet, kur e pash kur u zbulua ishte gjithë gjak. Unë i thash jo mami,

nuk do të rrimë më këtu unë ti dhe vëllai madh do të ikim nga këtu. Pasi çdo gjë kaloi dolëm jashtë ishim në mes katër rrugëve. Thosha si nuk kam diçka në dorë që të gjej një shtëpi.

Njerëzit i thonin nuk do t’ia dalësh nuk do jetosh dot vetëm por sot ajo është përfaqësuese e mësueseve në zonën ku jeton.”- u shpreh banori