“Nuk mund të bëj dashuri me Ilnisën”, Laert Vasili jep arsyen befasuese se pse

Pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Albania 4, aktori i njohur Laert Vasili ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku foli jo vetëm për karrierën dhe eksperiencën e tij në reality show, por edhe për marrëdhëniet personale me disa nga banorët më të komentuar.

Një ndër emrat që u përmend ishte Ilnisa Agolli, me të cilën Laerti ndan një miqësi të gjatë dhe të fortë.

Pyetjet e drejtpërdrejta të Ronaldo Sharkës sollën edhe disa përgjigje po aq të drejtpërdrejta nga ana e aktorit, i cili sqaroi njëherë e mirë natyrën e marrëdhënies së tij me Ilnisën, duke theksuar se mes tyre nuk mund të ketë kurrë diçka më shumë se shoqëri.

Pjesë nga intervista:

Në një intervistë të Ilnisës, ajo u shpreh për ty: ‘Sikur mashkulli i fundit në rruzullin tokësor të ishte, nuk do të bëja kurrë marrëdhënie me të!’ A u ofendove?

Ka shumë të drejtë! Unë të ofendohem?! Përkundrazi! Edhe Ilnisa femra e fundit të kishte ngelur, unë nuk do të kisha asgjë seksuale me të. E kam shoqe. Ndonjëherë, shoku është i pari vëlla, thotë populli. Edhe shoqja mund të jetë e para motër. Kështu që, incesti nuk pranohet.

Edhe te vepra “Kush e solli Doruntinën” e Kadaresë, sipas versionit të Kadaresë, nëna e marton Doruntinën larg, sepse ka frikë nga incesti midis asaj dhe Kostandinit. Ka qenë një problem në shoqëritë e izoluara, që mund të shkohet tek incesti.

A është e bukur Ilnisa Agolli?

Shumë! Si nuk qenka e bukur Ilnisa?!

A ka eros?

Patjetër që ka!