Nuk pritej/ Kush janë dy banorët e PREFERUAR të Ronelës në shtëpinë e Big Brother VIP 3

Shtëpia e “BBV3” është një nga ngjarjet më të përfolura të ditës për shumë njerëz.

Përveç familjarëve të banorëve dhe fansave që i mbështesin, spektakli ndiqet edhe nga shumë personazhe të njohur shqiptarë.

Ronela Hajati ka postuar një Instastory ku tregon se kush janë banorët e saj të preferuar brenda shtëpisë.

Bëhet fjalë për këngëtarin Olsi Bylyku, i cili në vitin 2023 solli shumë hite pas ndarjes nga Egli Tako dhe Graciano Tagani, i cili iu bashkua shtëpisë mbrëmjen e djeshme.

“Grupi i preferuar”, shkruan ajo.