Nuk qëndron më në heshtje: çfarë thotë Fjolla Morina për akuzat dhe daljen nga Big Brother VIP Kosova

Pas largimit të bujshëm dhe të papritur nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, Fjolla Morina ka thyer heshtjen me një postim të parë në rrjetet sociale, i cili nuk ka kaluar pa u vënë re për natyrën e tij provokuese.

Këngëtarja ka publikuar një foto bardhë e zi në Instastory, ku shfaqet e veshur me kostum, duke qëndruar në këmbë përpara një pisuari në një tualet meshkujsh. Krahas kësaj pamjeje të pazakontë, ajo ka përcjellë mesazhin e saj të mirënjohjes për fansat.

“Ju dua ata që më mbështetën… Faleminderit,” shkruan Fjolla, duke iu drejtuar të gjithë atyre që e përkrahën gjatë qëndrimit të saj të shkurtër në shtëpi.

Kujtojmë se Fjolla vendosi të ndërpresë rrugëtimin e saj vullnetarisht të hënën pas spektaklit Prime, duke u larguar nga gara për arsye personale vetëm pak javë pas hyrjes.