Spektakli i “Big Brother VIP Kosova 4” sapo ka nisur, por duket se banorët nuk kanë humbur kohë për të krijuar afrimet e para, duke sjellë edhe shkëndijat e para të flirtit brenda shtëpisë.
Megjithëse kanë kaluar vetëm pak orë nga nisja e aventurës dhe njohja me njëri-tjetrin, vëmendjen e ka marrë një bisedë “e nxehtë” mes Eduart Kuçit dhe reperes Benita Zena.
Teksa kjo e fundit ndodhej e shtrirë në krevat, Eduarti i është afruar duke nisur një bisedë ngacmuese dhe provokuese.
Gjatë bisedës, Eduarti i tha: “Unë nuk flej hiç. Jo. Kurrë smuj unë. Kam energji shumë. Pse çfarë don me bo? a bon me dit çka don me bo?” Benita iu përgjigj menjëherë: “Skam me tlejt me fjet.”
Biseda u mbyll me batutën e Eduartit, i cili duke iu referuar maskës së bukurisë që ajo kishte vënë, i tha: “Po më tut me mask.”
Ky moment i parë intim dhe ngacmues mes të dyve ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke lënë të kuptohet se dinamikat dhe romancat mund të nisin shumë shpejt në këtë edicion të ri.