Nuse e vjehërr do hynin në BBV3, dyshja tërhiqet në momentet e fundit, zbulohet arsyeja

Një hyrje ‘nuse-vjehrrë’ në shtëpinë e Big Brother VIP 3 nxiti mjaft interes te publiku. Modelja Ekaterina Dubenik dhe vjehrra e saj Shegushe Zeqiraj u tha se do të hynin në BBV3, mirëpo ka qenë vet partneri i Katerinës gazetari Klinton Zeqiraj, i cili ka bërë me dije se partnerja dhe nëna e tij, nuk do të bëhen pjesë e garës.

“Duke qenë se rrjeti gëlon këto ditë për faktin që mami dhe Katerina mund të jenë pjesë e BBV3 jeni të shumtë që më keni pyetur pafund dhe keni treguar dashamirësinë tuaj për t’i parë në një format si Big Brother Vip, po ju bëj me dije se: Me gjithë dashurinë që keni treguar dhe respektin ndaj jush as mami as Katerina nuk do të jenë pjesë e programit. Faleminderit nga zemra për të gjithë komentet dhe mesazhet pozitive”, ka shkruar Klintoni.

Gjatë një live në Instagram, gazetari Andi Vrapi ka treguar se në fakt dyshja janë tërhequr pasi produksioni vendosi që të mos i fuste më datë 13 janar siç ishte menduar, por ta shtynte hyrjen e tyre deri më datë 15 shkurt dhe Ekaterina dhe Shegushja nuk kanë pranuar.