Prej kohësh, në rrjetet sociale dhe mediat rozë, është përfolur një romancë e mundshme mes dy prej emrave më të njohur të showbizit shqiptar: Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula.
Dyshimet kanë lindur nga afrimiteti i dukshëm mes tyre gjatë bashkëpunimeve muzikore, koncerteve dhe paraqitjeve publike.
Të dy artistët janë tërheqës, të dy janë të ndarë nga partnerët e tyre të mëparshëm dhe secili ka fëmijë, që ka shtuar kuriozitetin dhe dyshimet e ndjekësve për një lidhje të mundshme.
Por pavarësisht gjithë zhurmës mediatike, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar ndonjëherë publikisht se mes tyre ka një lidhje romantike.
Në fakt, së fundmi, një detaj tjetër i kësaj teme bëri bujë publik nga gazetari Elton Tozaj, i cili ishte i ftuar në një program në MCN TV.
Gjatë intervistës, Tozaj tregoi një episod të ndodhur vetëm një ditë më parë. Ai rrëfeu se ishte në makinë me Xhensila Myrtezajn dhe motrën e saj, ndërsa po shkonin për të konsumuar një drekë së bashku.
Në atë moment, gazetarja që po e intervistonte aktualisht e kishte telefonuar për ta ftuar në emision dhe i kishte thënë se një nga temat që do të diskutoheshin do të ishte edhe romanca e përfolur e Xhensilës me Ledrin.
Për telefonii Eltoni kishte qenë në “loud speaker”, ndaj edhe Xhensila e kishte dëgjuar bisedën.
Reagimi i saj ka qenë i menjëhershëm dhe i qartë: “O Zot, më çmendën?”, – ishte komenti i saj duke e mohuar tërësisht vazhdimësinë.
Sipas gazetarit Elton Tozaj që shpesh është me Xhensilës dhe Ledrit nuk ka asgjë më shumë se miqësi e mirë dhe respekt profesional. Sipas tij, të gjitha thashethemet që kanë qarkulluar nuk janë të bazuara në fakte konkrete.
Ky sqarim i fortë nuk ka bërë që fansat dhe ndjekësit vazhdojnë të ngrenë çdo lëvizje dyshuese, madje për disa prej tyre është e vështirë të besojnë se nuk është një romancë të fshehur mes tyre.
Megjithatë, deri më tani, vetë protagonistët e kësaj historie nuk kanë konfirmuar asgjë dhe mesa duket, askush nuk ndjen nevojë të bëjë më tepër për të qetësuar zërat.