‘Oj MASHTRUSE, unë as nuk e di me kë e ke lënë vajzën…’ Reagon ASHPËR ish partneri i Ledjonës, pasi kjo rrëfeu historinë me të

Gjatë në bisede në oborr mëngjesin e sotëm, Ledjona ka folur pak për ish-partnerin e saj.

Ishte Romeo ai që i bëri një pyetje dhe gazetarja nuk ngurroi që të tregonte se çfarë raporti ka me ish-partnerin, me të cilin ka një vajzë.

E pyetur nëse ‘e ka xhan babain e vajzës’, Ledjona u shpreh se ‘po’.

Ajo tha se ka komunikim me të dhe kjo është e rëndësishme për të bijën e tyre.

Pjesë nga biseda:

Romeo: A e ke xhan babain e vajzës?

Ledjona: Patjetër, sepse kam kaluar momentet më të bukura

Romeo: Bravo

Ledjona: Është babai i fëmijës tim

Romeo: Prandaj po të pyes

Ledjona: Asnjëherë nuk e kam menduar që… Ne kemi edhe komunikim për vajzën

Romeo: Ai është me dikë tjetër?

Ledjona: Ai është me dikë tjetër tani, ka krijuar jetën e vet

Egla: Është shumë e rëndësishme për fëmijën

Ledjona: Për fëmijën është shumë e rëndësishme se sido që të jetë puna nuk mund të mohosh babain ose nënën.

Por ka reaguar ish bashkëshorti i saj Jorgen Xoxi.

Ai e ka cilësuar të shtirur rrëfimin e Ledjonës duke u shprehur se ‘mashtron’ dhe se ai ‘nuk e di me kë e ka lënë vajzën’.

Madje Jorgeni është shprehur se Ledjona e ka ushqyer vajzën me urr ejtje ndaj tij dhe se ka kohë që nuk e sheh. ‘Të gjithë e dinë se çfarë babai jam unë dhe se ke hapur një padi për të marrë çupën pa firmën time dhe përse nuk e tregon aty’?

Pas këtij komenti në Publikimin e Agjensisë Kombëtare NOA Jorgeni është ‘penduar’ dhe e ka fshirë pas pak postimin.