Kur “Top Channel” nuhati shikueshmërinë e madhe që Luiz Ejlli i sillte formatit,
e bëri atë “të paprekshëm” në “Big Brother VIP” e u fol gjatë për nënshkrimin e një kontrate mes palëve.
Sipas kësaj kontrate, Luizi i jepte të gjitha drejtat e tij për menaxhim “Top Channel”,
madje llogaria e tij e Instagramit për të cilën u bë aq shumë luftë, u kalua në menaxhim të televizionit.
Papritur, në të gjitha postimet e tij të mëvonshme hasëm shkrimin:
“Të gjitha të drejtat të rezervuara nga TCH”. Ju kujtohet?
Epo, opinionistit Olti Curri s’i ka shpëtuar ky detaj edhe në profilin e Eglës.
Që pas skualifikimit të saj nga shtëpia me Zarfin e Zi, në llogarinë e saj kemi parë të njëjtat veprime.
“Të gjitha të drejtat të rezervuara nga TCH” shkruhet në çdo video,
linku në bio i përket votave online në TCH dhe e vetmja faqe që ndiqet në llogarinë e Eglës është ajo e “Big Brother VIP”.
“Pas daljes dhe rihyrjes së Eglës në shtëpinë e BB VIP ALBANIA,
vura re se në Instagramin e saj ka një ndryshim. Derisa doli me zarf të zi nga shtëpia,
në postimet e saj në Insta nuk shkruhej asgjë. Që pas rikthimit shkruhet se të drejtat janë të TCH.
Një histori e njohur kjo, ju kujton gjë?”- shkruan Olti, duke na kujtuar sigurisht, Luizin!