Opaa.. “E dini …”, rasti i babait që abuzoi me vajzën, Stresi urdhër miqve të tij në b*rgun e Fierit

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Instagram Story ndaj një rasti tronditës të abuzimit ndaj të miturës, ku dyshohet se autori ka qenë vetë babai i viktimës.

Në një reagim emocional dhe të drejtpërdrejtë, Stresi shkruan

“S’do të ndahem unë ty… këta njerëz s’kanë as zemër, as shpirt, asgjë… Shteti ishalla i jep dënim maksimal, dmth të përjetshëm…”

Reperi shprehet i indinjuar pasi, sipas tij, autori i dyshuar ka pranuar në deklaratë se e ka dhunuar seksualisht vajzën vetëm “një herë”, gjë që për Stresin është e papranueshme dhe e paimagjinueshme.

Ai i ka çuar ‘selam’ shumë miqve të tij që janë në të njëjtin burg duke i dhënë porosi që ta rrahin fort.