Prej kohësh kanë qarkulluar zëra për lidhjen mes moderatorës Luana Vjollca dhe biznesmenit kosovar Krenar Cocaj, marrëdhënie që nuk u bë kurrë publike. Ndarja e tyre nuk është konfirmuar zyrtarisht, por u dha të kuptohej nga ndryshimet në postimet dhe daljet publike.
Pak javë më parë, Krenar Cocaj u pa në Ibiza pranë modeles Endi Demneri, duke konfirmuar nisjen e një lidhjeje të re. Çifti aktualisht po shijon pushimet luksoze në St. Tropez, një destinacion i preferuar i VIP-ave.
Për habinë e ndjekësve, në të njëjtin vend ndodhet edhe Luana Vjollca, e cila po ndan me publikun foto dhe video ku shfaqet me mikeshat e saj, në klube, restorante dhe plazhe luksoze.
Detajet nuk kanë kaluar pa u vënë re, dhe fansat kanë nisur të komentojnë se Luana duket se ka zgjedhur të njëjtin vend ku ndodhet ish-partneri me të dashurën e re, duke e quajtur atë “përndjekëse”.
Disa ndjekës aludojnë se postimet e moderatorës janë një mënyrë për t’i treguar çiftit se ajo është po aq mirë, edhe pas ndarjes.