Opaa, mbyllni sytë pak.. Publikohen foto në momente intime të Sarës dhe Erik Fullanit në jug të Shqipërisë

Çifti më i komentuar i verës, Sara Hoxha dhe Erik Fullani, janë fotografuar sërish bashkë, kësaj here në jug të Shqipërisë, mes rërës së bardhë dhe ujërave të kristaltë të detit Jon.

Pamjet, të publikuara nga Revista Class, i tregojnë ata të ulur pranë njëri-tjetrit në një ambient buzë detit, teksa duken të qetë dhe të përqendruar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Duket se lidhja e tyre po shkon në maksimumin e vet, pavarësisht gjithë vëmendjes mediatike dhe zhurmës që e ka shoqëruar që nga dita e parë e konfirmimit të saj.

Revista thekson se këto janë pamje ekskluzive, që tregojnë se dyshja po i shijon pushimet e verës pa u shqetësuar nga thashethemet që qarkullojnë rreth tyre.

Nëse kjo marrëdhënie është thjesht një romancë verore apo diçka më shumë, mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt: Sara dhe Erik po jetojnë çdo moment intensivisht.