Opaa.. Zbulohet moderatorja tjetër, ja kush do t’i bashkohet Heidi Bacit në “Goca dhe gra”

Në këtë sezon të ri televiziv, Rudina Dembacajn do ta shohim në ekranin e Top Channel.

Burime bëjnë të ditur se aktorja do të jetë pjesë e panelit të emisionit ‘Goca dhe Gra’.

Kujtojmë se pak kohë më parë ju kemi bërë të ditur se në këtë panel do të jetë edhe Heidi Baci, ish-finalistja e ‘Big Brother VIP Albania’.

Deri më tani janë zbuluar 2 emra nga 4, ndaj jemi në pritje të emrave të opinionisteve të tjera.

Ndërkohë, Rudina paralelisht po vijon edhe punën si aktore me projekte të ndryshme.