Organizoi vr*sjen e gruas, Naim Murseli jep VERSION TJETËR për ngjarjen

Naim Murseli ka tronditur opinionin publik me planin e tij për të ekzekutuar gruan në mënyrë të fshehtë. Ndërkohë i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, ai ka dhënë një dëshmi të re që ka zgjatur rreth 3 orë.

Këtë e ka konfirmuar avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku, e cila ka theksuar se Murseli ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes para prokurorëve.

Sot para Prokurorisë Themelore- departamenti për Krime te Renda, në cilësinë e të pandehurit është dëgjuar i pandehuri Naim Murseli, dyshimi i bazuar është i orientuar në drejtim të veprës penale ‘Vrasje e Rëndë’ në bashkëkryerje nga neni 173 par 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe i pandehuri ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes dhe mbrojtja e tij lidhur me ngjarjen është tërësisht ndryshe nga ajo që është publikuar në rrjetet e informimit dhe ato sociale. Në të ardhmen kanë mbetur të dëgjohen edhe dëshmitarët e tjerë dhe pas dëgjimit të tyre do t’ju informojmë lidhur me rrjedhën e procedurës dhe përmbajtjen e deponimeve të tyre.
Rikujtojmë se Naim Murseli menjëherë pas arrestimit e ka pranuar autorësinë e krimit por pas takimit me avokatin, ai ka ndryshuar qëndrim duke e mohuar se ka lidhje në vrasjen e gruas.