Ditët e fundit, këngëtari kosovar Gjesti ka tërhequr vëmendjen me një ndryshim të papritur në pamje.
Në një grup privat në Instagram, ai ndau një selfie ku bie në sy ngjyra e re e flokëve, këtë herë rozë.
Ndryshimi i imazhit vjen pas një periudhe kur vetë artisti ka pranuar se po përballet me disa vështirësi që e kanë penguar të publikojë projekte të reja muzikore.
Gjesti nuk ka dhënë detaje të mëtejshme, por fansat e kanë mbështetur përmes komenteve dhe reagimeve në rrjetet sociale.