Pak orë pas v*asjes së Arlindës, Brikena Selmani trazon rrjetin me reagimin e saj, plasin komentet e ashpra ndaj saj

Xheneta Fetahu ka kritikuar Brikena Selmanin, e cila publikoi një fotografi me bluzën “Jam pronë private e Mateo Borrit”, kushtuar partnerit të saj. Krahas fotos, Brikena shkroi: “Kur do ta kuptoni?”.

“Kosova hala e tronditun prej rastit të Arlindës, e dikush sot na del me ‘jam pronë e të dashurit’. WTF, moj motër?! Njeri s’osht pronë as e prindit t’vet, e le mo e dashurit!”, ka shkruar Xheneta.

“Dashnia s’osht pronësi, e lidhja s’ta jep të drejtën me pretendu që dikush t’përket ty. Pikërisht këto mentalitete duhet me i thy, jo me i romantizu”, vijon ajo.

“Se sot e thua për story, nesër dikush e merr si të drejtë me kontrollu jetën e tjetrit. Na duhet me kuptu që partner jemi, jo pronarë të njani-tjetrit”, përfundon Xheneta.

Brikena nuk ka dhënë një përgjigje publike ndaj kritikave.