Pak para arrestimit, ja çka shprehu Liami në dhomën e rrëfimit/ Ai mund të kthehet nga qelia në shtëpinë e…

Liam Osmani u arrestua nga policia në ambientet e Big Brother VIP me 3 mars, një ditë pasi u bë pjesë e spektaklit.

Gjatë primet të mbrëmjes së djeshme janë publikuar pamjet e ish-banorit, i cili u largua nga dhoma e surprizave i shoqëruar nga policia. Mirëpo para arrestimit, ish-banori në dhomën e rrëfimit ka treguar

se është bërë pjesë e “BBVIP 3” , pasi ky ishte një shans për tu rikthyer në

Shqipëri dhe për të fituar çmimin e madh, në mënyrë që të qëndorjë me prindërit e tij.

“Këtë shans po e përdor për tu rikthyer në Shqipëri. Dua të qëndroj me prindërit e mi këtu.

E ti marr ato lekët, që uroj ti marr (çmimi i madh)”, është shprehur ai.

Ledion Liço tha se çështja vijon të jetë në gjyqësor, por nëse ekziston një

mundësi që Liami të dalë i pafajshëm nga kjo histori, nëse kjo ndodh shtetasi gjerman,

Liam Osmani, edhe mund të kthehet në BBV.

“U desh të futej në Big Brother që të kapej. E pashë të panevojshëm numrin e

lartë të efektivëve që mbërritën këtu, sepse nuk akuzohej për ndonjë vepër të rëndë.

Uroj t’i zgjidhë sa më shpejt dhe t’i kthehet jetës së tij.”- tha Arbër Hajdari.

“Çështja vijon të jetë në gjyqësor. Ekziston një mundësi që Liami të dalë paq nga

kjo histori dhe nëse kjo ndodh, shtetasi gjerman, Liam Osmani, ku i dihet mund të kthehet në BBV. E lëmë me retiçencë këtë”- tha Ledioni.