Pamje që tronditin – Ja çfarë gjeti Inspektorati Shëndetësor në lokalin e Arianit Sllamnikut

Konspiracionistit Arianit Sllamniku i është mbyllur objekti ku po ushtronte veprimtari ilegale në Gjilan. Inspektorati Shëndetësor të martën ka vendosur shenjën për ndalim të përkohshëm të veprimtarisë.

Sllamniku ka ofruar terapi për disa familje, duke pretenduar shërimin e fëmijëve me autizëm përmes disa barnave që janë të ndaluara për përdorim njerëzor.

Një ndër to, sic raportohet në media dyshohet se për trajtim të fëmijëve ka sugjeruar përdorimin e substancave të destinuara për kafshë. Këto u gjetën edhe nga Inspektorati Shëndetësor, ilace dhe mendikamente që nuk kishin asnjë lidhje me autizmin.