Parashqevi Simaku prek zemrat e ndjekësve me një kujtim të birin ditën kur lindi: Kur të mbajta për herë të parë…

Këngëtarja e njohur, Parashqevi Simaku, ka emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale me një postim të veçantë, duke ndarë një kujtim të ndjerë nga jeta e saj personale.

Ajo ka postuar një foto të vjetër, ku shfaqet duke mbajtur në krahë djalin e saj menjëherë pas lindjes.

Ky postim është shoqëruar me një dedikim emocionues, ku Simaku shpreh dashurinë dhe mallin për të birin:

“Ah, biri im… kur të mbajta për herë të parë, bota u bë e imja. Me ty në duar, edhe sikur bota të shembej, s’mund të më rrëzonte. Por tani… disi, jemi larg. Dhe kjo më thyen më shumë se çdo fund. Luke, zemra ime, të dua sa botën.”