Pas Arbanës, një tjetër person i rëndësishëm NUK do të jetë pjesë e Big Brother VIP 3

“Big Brother VIP” është vetëm pak ditë larg dhe të gjithë janë kurioz për risitë e edicionit të tretë. Një nga lajmet më të bujshme ka qenë fakti se Arbana nuk do jetë më prezantuese e spektaklit, por në vend të saj do shohim Ledion Liçon.

Top Channel po ka konfirmuar se as Eduart Grishaj nuk do të jetë më regjisori i BBV.

Eduarti është zëvendësuar nga Ergys Lubonja. Kjo u zbulua në lajmin e publikuar nga vetë Top Channel, ku regjisori Lubonja është ai që flet për këtë sezon të ri të BBV dhe risitë që kanë ndodhur.