Pas arrestimit në Zvicër, menaxhmenti i Noizyt thyen heshtjen dhe tregojnë çka ndodhi

Lajmi për arrestimin e reperit Noizy në Zvicër ka shkaktuar bujë në media. Sipas raporteve lokale nga Zyrihu, ndalimi u krye nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe të Dhunshme. Megjithatë, menaxhmenti i artistit ofron një version tjetër.

Në një deklaratë për Revista Class, përfaqësues të afërt të Noizyt thanë se bëhet fjalë për një ngatërresë administrative, jo për ndonjë hetim penal. “Jemi të habitur dhe të zhgënjyer nga kjo situatë, e cila duket të jetë një keqkuptim i pastër,” u shprehën ata, duke theksuar se Noizy nuk ka pasur më parë probleme me autoritetet zvicerane.

Gjithashtu, janë mohuar zërat që lidhin arrestimin me përplasje me personazhe të njohura të rrjeteve sociale. Menaxheri, familja dhe miqtë e ngushtë konfirmojnë se reperi qëndron larg çdo konflikti publik apo personal.