Një deklaratë e bujshme e bërë nga këngëtari i njohur G Bani në TikTok ka sjellë pasoja të menjëhershme.
Artisti, në një video ku shprehej i revoltuar ndaj komenteve fyese që kishte marrë, u shpreh ndër të tjera: “Po të dija që janë kaq racistë ndaj meje, nuk do të më ndjente as në ‘99-ën”.
Kjo fjali u konsiderua e papranueshme nga organizatorët e festivalit “Muaji i Mërgatës” në Drenas, të cilët njoftuan anulimin e koncertit të planifikuar për mbrëmjen e nesërme. Në një deklaratë zyrtare, ata shprehën shqetësimin e tyre ndaj gjuhës së përdorur nga artisti.
“Si organizatorë të këtij festivali e konsiderojmë të papranueshme gjuhën fyese dhe mungesën e etikës në komunikim. Ky festival tashmë gëzon reputacion të lartë dhe nuk mund të jetë platformë për artistë që shfaqin qëndrime denigruese ndaj qytetarëve tanë”, thuhet në njoftim.
Organizatorët theksuan se “Muaji i Mërgatës” është një ngjarje që ka për qëllim bashkimin e shqiptarëve nga mërgata me ata në vendlindje, përmes kulturës, respektit dhe dinjitetit. Çdo shfaqje që bie ndesh me këto vlera nuk do të tolerohet.
“Respekt për të gjithë artistët e mirëfilltë që kontribuojnë me profesionalizëm, etikë dhe dashuri për publikun shqiptar”, u shtua më tej në deklaratë.
@unejam12 #gbani @G-BANI ♬ original sound – Elton_t2