Pas deklaratës së Shpatit që tha se nuk e pranon ndarjen, reagon fuqishëm Selvija

Këngëtari Shpat Kasapi, në një intervistë të zhvilluar sot, ka mohuar zërat për një ndarje të mundshme mes tij dhe Selvijës.

“Nuk jemi ndarë… Selvija është një person që kur ndjen diçka, e shpreh menjëherë, shpesh me shumë emocion, dhe më pas i vjen keq. Kështu e ka natyrën. Për më tepër, ajo po punonte për një libër që lidhet me këto situata, dhe u zgjodhëm të bënim pak debat,” u shpreh Shpati, shkruan “Kosovarja”.

Dhe pa vonuar shumë një përgjigje erdhi nga Selvija.

Përmes një postimi në InstaStory, Selvija u shpreh:

“Sa prej jush kanë shpëtuar reputacionin e dikujt vetëm duke mos treguar anën e tuaj të historisë”?

Ky postim u interpretua menjëherë nga ndjekësit si një mesazh i direkt për situatën me Shpatin, duke lënë të kuptohet se Selvija ka shumë më tepër për të thënë, por ka zgjedhur të heshtë për hir të reputacionit të dikujt tjetër – ndoshta pikërisht të partnerit të saj.