Pas ndarjes nga Besi, Xhensila gjen ngushëllim, zbulohet si zgjohet në mëngjes

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj mes zërave për divorc me partnerin e saj shumëvjeçar, Bes Kallaku si duket ka gjetur balancën mes rolit të saj si nënë dhe karrierës në muzikë. Në rrjetet sociale Xhensila shpeshherë zbulon mëngjeset plot dashuri me djalin, Amen dhe vajzën, Ajka.

I njëjti ritual e gjen këngëtaren dhe në darkë, ku para koncerteve ajo vë fëmijët në gjumë. Mungesa e aktorit të humorit, Bes Kallaku në jetën e Xhensilës u vu re fillimisht nga fansat të cilët panë që çifti më i dashur për publikun ishte në krizë dhe kishte fshirë çdo gjurmë në rrjetet sociale nga lidhja me njëri tjetrin.

Nga ana tjetër edhe Bes Kallaku ka lënë pas krahëve këtë histori duke marrë përsipër projekte të mëdha televizive, siç është ajo e “Ferma Vip” . Ai shpeshherë ndan me ndjekësit momentet e ëmbla që kalon me Ajkën, por duke heshtur kur merr pyetje për mungesën e Xhensilës./LajmiFundit