Pas padisë së Bleonës, REAGON Evi Kokalari: Ato për Ilir Metën dhe Edi Ramën kanë dalë..

Pas padisë së bërë nga këngëtarja, Bleona Qereti, më datë 15 gusht ndaj Evi Kokalarit per shpifje e mashtrim, kjo e fundit ka reaguar ashper në rrjete sociale.

Kokalari pohon se avokatët e saj nuk kanë pasur asnjë moment për të lexuar padinë e këngëtares ndërkohë që ankohet edhe per faktin se mediat e kane bere publike ankesen e këngëtares.

Për Evin, kjo është një mënyrë që Bleona t’i bëjë publicitet vetes dhe nuk i intereson aspak gjyqi.

Ndër të tjera, ajo shkruan se do ngreje një kundër padi, ku do të kërkojë 15 milion dollarë për dëmtim imazhi.