Nicolas Maduro foli në një intervistë, disa ditë para zhvillimeve të sotme që çuan në arrestimin e tij nga komandot amerikane. Mediat e huaja shkruajnë se presidenti venezuelian pranoi se pas kësaj bisede pasoi kaosi, ndërsa nuk mungoi të fliste me komente përçmuese për Perëndimin.
“Pata një bisedë të këndshme, për 10 minuta, me Donald Trump më 21 nëntor. Ishte e vetmja herë që folëm. Megjithatë, që atëherë, komunikimet nuk kanë qenë të mira. Jemi të gatshëm të flasim me SHBA-në për drogën dhe të negociojmë me ta për investimet në naftën venezueliane.
Demokracia liberale perëndimore është në fazat e fundit të rënies. Ajo nuk përfaqëson më popullin. Ato janë demokraci pa njerëz, të manipuluara, që u shërbejnë miliarderëve dhe korporatave dhe të nënshtruara ndaj manipulimit të mediave sociale. Qytetari nuk ka pushtet kur bëhet fjalë për çështje themelore”, kishte deklaruar Nicolas Maduro në intervistën e tij të fundit.