Pengesë familja? Meritoni PRANON ndarjen nga llnisa Agolli! ZBULON më në fund ARSYEN MADHORE të ndarjes

Meritoni, një nga ish-banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania,

ka folur së fundmi për ndarjen e tij nga Ilnisa Agolli në një intervistë për emisionin “Prive”.

Ai ka theksuar se marrëdhënia e tyre ka pasur një rrjedhë natyrale dhe gjithçka ka qenë e sinqertë dhe reale.

“Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do të ndërroja as pikë dhe as presje. Si është pritur nga publiku, është e tyre. Ca të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, ca të tjerë jo. Gjithçka ka qenë reale, kështu ka shku, kështu ka rrjedhë e kështu ka qenë,” deklaroi ai.

Lidhur me aludimet në media për ndarjen, Meritoni konfirmoi se ato janë të vërteta. Megjithatë, ai vendosi të mos ndajë detaje, duke theksuar se arsyet e ndarjes janë çështje personale. Kujtojmë se burime të ndryshme konfirmuan javë më parë ndarjen e ish-çiftit, ndërsa shkak u tha se u bë familja e Meritonit.

Ai foli me respekt dhe mirënjohje për Ilnisën, duke e përshkruar si një grua të jashtëzakonshme, një nënë të përkushtuar dhe një profesioniste të shkëlqyer.

“Hapi për me u nda, pak ka rëndësi. Nuk ka shumë rëndësi, sa ka rëndësi që të jetë mirë dhe në jetën në vazhdim. Janë gjëra shumë private” tha ai.